Japonia shpall nesër gjendjen e emergjencës, kryeministri: ‘Do të jetë ndryshe nga në perëndim’

Japonia shpall nesër gjendjen e emergjencës, kryeministri: ‘Do të jetë ndryshe nga në perëndim’

11:51, 06/04/2020

Kryeministri japonez Shinzo Abe do të shpallë gjendjen e emergjencës të martën dhe ajo do të zgjasë rreth një muaj, lajmëroi ai ditën e sotme.

Abe do të mbajë nesër një konferencë për shtyp për të shpjeguar më tej deklaratën e sotme.

Ai shprehet se gjendja e emergjencës në Japoni do të ndryshojë nga vendet perëndimore dhe shton se ‘aktivitetet bazike ekonomike’ do të vazhdojnë, duke dhënë si shembuj transportin public dhe supermarketet.

Komiteti këshillues i kryeministrit rekomandoi që gjendja e emergjencës të shpallej në 7 prefektura japoneze.

Abe lajmëroi gjithashtu detaje të një pakete stimuluese ekonomike prej 989 miliardë dollarësh, e cila përbën 20% të GDP-së së Japonisë.

Ajo do të shkojë për familjet që kanë mbetur pa të ardhura dhe pronarët e bizneseve të vogla. Ajo gjithashtu do të japë kredi emergjence për koorporatat japoneze, në mënyrë që ato të munden të paguajnë punonjësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco