Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Moti i keq në Greqi, disa zona shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Moti i keq në Greqi, disa zona shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

11:40, 06/04/2020
A+ Aa A-

Pjesa më e madhe e prefekturës së Magnisia si dhe ishulli i Skopelos dhe zona e Pilios në Greqi kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të dëmtimeve të mëdha të shkaktuar nga moti i keq gjatë fundjavës.

Agjensia e Mbrojtjes Civile  të Greqisë lëshoi një njoftim në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme të dielën natën pas ankesave të paraqitura nga autoritetet rajonale pas dëme të konsiderueshme të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut dhe moti i stuhishëm.

Skopelos u godit veçanërisht keq në pjesën perëndimore të tij nga një stuhi që zgjati rreth pesë orë me probleme të ngjashme të raportuara në Pilio të dielën natën ku reshjet e shiut i kthyen rrugët e fshatit në përrenj.

Makineritë filluan të hënën  të pastrojnë rrugët nga dherat dhe gurët e rënë ndërsa autoritetet lokale kërkuan të rregullojnë problemet në furnizimin me ujë dhe kullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco