Sllovenia zgjat masat kufizuese edhe për dy javë të tjera

Sllovenia zgjat masat kufizuese edhe për dy javë të tjera

11:37, 06/04/2020
A+ Aa A-

Qeveria sllovene ka njoftuar shtyrjen e masave të rrepta për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve me të paktën dy deri në katër javë, me qëllim mbrojtjen e popullatës nga koronavirusi.

Masat e kufizimit ishin parashikuar për tre javë dhe qeveria do të marrë në konsideratë heqjen e tyre gradualisht kur kushtet të lejojnë një gjë të tillë.

"Tashmë është e qartë se shumë nga ato që ne shohim sot si një pezullim i jetës publike, gradualisht mund të kthehen në normale para fundit të majit dhe mbase disa prej tyre para fundit të prillit," tha kryeministri slloven Janez Jansa, duke shtuar se "është e nevojshme të jesh shumë i kujdesshëm në heqjen e masave të caktuara."

28 vdekje të pacientëve me koronavirus janë raportuar në Slloveni.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 997, nga të cilat 175 ishin mjekë dhe infermierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco