Kapiteni i shkarkuar nga aeroplanmbajtësja amerikane, pozitiv me koronavirus

Kapiteni i shkarkuar nga aeroplanmbajtësja amerikane, pozitiv me koronavirus

11:27, 06/04/2020
A+ Aa A-

Mediat amerikane raportojnë se kapiteni i Marinës amerikane, Brett Crozier, i cili u shkarkua disa ditë më parë nga detyra ka shfaqur simptoma të virusit të ri me origjinë nga Kina.

Duke cituar disa burime të afërta me ish zyrtarin e lartë të Marinës, The Times shkruan se kapiteni Crozier shfaqi simptoma të ngjashme me ato të Covid-19 përpara se të largohej nga drejtimi i aeroplanmbajtëses “USS Theodore Rusvelt”.

Marina amerikane refuzoi të jepte një koment për këto raportime.

Kapiteni Crozier u shkarkua nga detyra pas letrës së shkruar Pentagonit, ku raportonte se Marina nuk kishte bërë sa duhej për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në anije. Ai gjithashtu kërkoi ndihmë për karantinimin e një pjesë të madhe të ekuipazhit pasi shumë ushtarë ishin prekur nga pandemia.

Zyrtarët e Lartë të Marinës Amerikane e komentuan shkarkimin e kapitenit me motivacionin se krijoi perceptimin se Marina dhe qeveria nuk ishin në krye të detyrës, përmes letrës së tij./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco