Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

OKB: Ndaloni tregtinë e kafshëve të egra për të shmangur pandemitë Krokodile ne shitje ne regun e peshkut ne Guangdong te Kines

OKB: Ndaloni tregtinë e kafshëve të egra për të shmangur pandemitë

11:14, 06/04/2020
A+ Aa A-

Shefja e biodiversitetit të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar një ndalim global të tregjeve të kafshëve të egra - siç është ai në Wuhan të Kinës, që besohet të jetë pika fillestare e shpërthimit të koronavirusit - për të parandaluar pandemitë e ardhshme.

Elizabeth Maruma Mrema, Sekretarja Ekzekutive e Konventës së OKB për Diversitetin Biologjik, tha se vendet duhet të marrin masa për të parandaluar pandemitë e ardhshme duke ndaluar tregjet që shesin kafshë të gjalla dhe të ngordhura për konsum nga njeriu, duke paralajmëruar kundër pasojave të padëshiruara.



    Kina ka urdhëruar një ndalim të përkohshëm të tregjeve të kafshëve të egra, ku kafshë siç janë këlyshët e gjallë të ujkut dhe pangolinët mbahen në kafaze të vegjël ndërsa janë në shitje, shpesh në kushte të ndyra kur ato gjenerojnë sëmundje që mund të përhapet në popullatat njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë kërkuar që Pekini ta bëjë ndalimin të përhershëm.

    Duke marrë shembull nga sëmundja e Ebolës në Afrikën perëndimore dhe qendrore dhe virusin Nipah në Azinë lindore, znj. Mrema tha se kishte lidhje të qarta midis shkatërrimit të natyrës dhe sëmundjeve të reja tek njerëzit.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco