Britania përgatitet të kthejë mbrapsht testet e koronavirusit në Kinë, nuk ishin të saktë

Britania përgatitet të kthejë mbrapsht testet e koronavirusit në Kinë, nuk ishin të saktë

11:00, 06/04/2020
A+ Aa A-

Shefi i testimeve të koronavirusit për Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se asnjë nga testet e blera nga qeveia prej prodhuesëve kinezë nuk është i saktë për tu përdorur.

Profesor John Newton the se testet nuk ishin të sakta sa duhet te njerëzit me simptoma të pakta.

Këto teste do të përdoreshin për të kuptuar nëse një person është shëruar nga sëmundja, për të kuptuar edhe rastet kur një individ mund të ketë qënë i infektuar por nuk ishte në dijeni të kësaj.

Një këshilltar i qeverisë britanike shtoi se dhe shtete të tjera ishin në të njëjtën situatë dhe kanë kthyer mbrapsht tetse për shkak se nuk ishin të saktë. Spanja ka kthyer mbrapsht 640,000 teste që nuk funksiononin.

Pavarësisht se Britania është shprehur kështu për saktësinë e testeve, një prodhues kinez ende këmbëngul se testet e tyre kanë një saktësi prej 98.6%.

Newton thotë: “Testi i zhvilluar në Kinë është përdorur vetëm në pacientë me simptona të rënda, të cilët prodhonin shumë anti-trupa. Për këtë arsye pati një sukses atje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco