Çekia njofton për infektimin më të ngadaltë ditor me koronavirus

Çekia njofton për infektimin më të ngadaltë ditor me koronavirus

10:47, 06/04/2020
A+ Aa A-

Republika çeke raportoi rritjen e saj më të ngadaltë të përqindjes në rastet e konfirmuara të koronavirusit të hënën, pasi vendi hyri në javën e katërt të kufizimeve mbi biznesin dhe qarkullimin.

Vendi kishte 4591 raste që nga mesnata e së sielës, një rritje prej 2.6% nga një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj të internetit. Kjo ishte rritja e përqindjes më të ulët që nga fillimi i marsit kur vendi kishte disa raste.

Kjo pasoi me një rritje prej 282 të shtunën, 332 të premten dhe 269 të enjten dhe ishte rritja më e ulët absolute ditore që nga 22 marsi.

Çekia me 10.7 milionë banorë ka bërë 85,014 testime deri më tani dhe synon të rrisë kapacitetin e testimit mbi 10,000 në ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco