Cikloni rrafshon ndërtesat në Vanuatu, njerëzit të mbyllur prej koronavirusit

Cikloni rrafshon ndërtesat në Vanuatu, njerëzit të mbyllur prej koronavirusit

10:34, 06/04/2020
A+ Aa A-

Një ciklon tropikal i fuqishëm goditi të hënën popullin në  ishullin e Paqësorit të Jugut, në Vanuatu, thanë dëshmitarët, duke rrafshuar ndërtesat në një vend tashmë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Cikloni Harold iu afrua provincës Sanma, një ishull në veri të kryeqytetit Port Vila, me erëra deri në 215 km në orë rreth orës 1 pasdite me kohën lokale (0200 GMT), në një kohë kur vendi me 276,000 njerëz ishte mbyllur brenda

Nuk ka raporte të menjëhershme për të lënduar. Cikloni kaloi në kategorinë 5 ndërsa afrohej, kategoria më e lartë.

"Ka shumë dëme në Sanma, u shembën shumë ndërtesa," tha Jacqueline de Gaillande, Drejtori i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Vanuatu, me telefon nga kryeqyteti Port Vila.

Provinca e Sanmar ka ndërtesa të rrafshuara nga stuhia.

"Ne nuk e dimë nëse mund të sigurojmë ndonjë mbështetje për në ishull, sepse nuk na lejohet të udhëtojmë në mes ishullit dhe ne po presim që qeveria të marrë atë vendim," shtoi de Gaillande, duke iu referuar kufizimeve të udhëtimit të lidhura me koronavirus .

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco