Shangai, nga qytet i shkretuar në qendër festimesh brenda ditës

Shangai, nga qytet i shkretuar në qendër festimesh brenda ditës

10:29, 06/04/2020
A+ Aa A-

Në mes të marsit pamjet nga parku i famshëm i Shangait, West Bund, e shfaqnin atë të shkretuar.

Të vetmit njerëz që mund të shiheshin ishin persona të pakët që shëtisnin qentë me nxitim.

Por ditën e shtunë, gjatë festës zyrtare 3 ditore Qingming çdo centimetër i parkut ishte i mbushur plotë.

Kishte aq pak hapësirë në bar sa njerëzit ziheshin me të tjerët për ‘territorin’ e tyre.

Personat gjendeshin shpatull më shpatull, shumë më afër 2 metër-shit të rekomanduar për distancim social.

Të shumtë ishin njerëzit që kishin dalë pa maska, duke anashkaluar kështu një tjetër rregull higjiene.

Qeveria nuk bëri asnjë koment për këtë situatë, ndonëse distancimi social u thye.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco