Burri i doktoreshës vret pesë persona pasi po bënin zhurmë

Burri i doktoreshës vret pesë persona pasi po bënin zhurmë

09:25, 06/04/2020
A+ Aa A-

Burri i një doktoreshe në Rusi qëlloi për vdekje pesë persona pasi po bënin shumë zhurmë jashtë gjatë kohës së izolimit nga koronavirusi.

Anton Franchikov, 31 vjeç, fillimisht u foli atyre nga ballkoni përpara se të kapte armën, një çifte, dhe të hapte zjarr. Grupi prej katër burrash dhe një u grua u futën në bllokun e banesave, por ai qëlloi ndaj tyre.

Ka raportime se viktima grua ishte shtatzënë.

Një zyrtar policie tha se vrasja erdhi për shkak të tensionit të krijuar nga izolimi.

Burimet thonë se Franchikov ishte ankuar për zhurmat, duke thënë se po ia zgjonin beben nga gjumi. Gruaja e tij ishte në banjo gjatë incidentit dhe tha se nuk dinte gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco