Dorëhiqet zyrtarja e lartë e Shëndetësisë në Skoci, theu rregullat për koronavirusin

Dorëhiqet zyrtarja e lartë e Shëndetësisë në Skoci, theu rregullat për koronavirusin

09:13, 06/04/2020
A+ Aa A-

Shefja e shëndetit publik Skoci, Catherine Calderwood tha dorëheqjen nga detyra pasi u bë objekt i debateve të ashpra për shkelje të rregullave që ajo kishte publikuar për qytetarët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarja e lartë e shëndetësisë, Calderwood pranoi në një konferencë për shtyp se dy herë rrjesht kishte shkelur thirrje për të qëndruar në shtëpi, duke shkuar në shtëpinë e saj të dytë gjatë fundjavave.

“Nuk dua që sjellja ime të rrezikojë shpërqëndrimin nga puna e madhe që qeveria dhe mjekët po bëjnë përballë pandemisë së koronavirusit dhe për këtë arsye dorëhiqem nga detyra ime”, u shpreh Calderwood.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco