‘Duhet të ndalet’, sekretari i KB: Koronavirusi ka sjellë rritje të tmerrshme të dhunës në familje

‘Duhet të ndalet’, sekretari i KB: Koronavirusi ka sjellë rritje të tmerrshme të dhunës në familje

08:32, 06/04/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres është shprehur në një deklaratë se ka pasur një "rritje të tmerrshme globale të dhunës në familje" dhe u bëri thirrje qeverive ta bëjnë sigurinë e grave një pjesë kryesore të planeve të tyre kombëtar gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Bllokimet dhe karantinat janë thelbësore për ndalimin e Covid-19, por ato mund të bllokojnë gratë me partnerë abusive. Në disa vende numri i grave që thërrasin autoritetet për ndihmë është dyfishuar. Ndërkohë, mjekët dhe policia janë të pakualifikuar. Grupet lokale të mbështetjes janë të paralizuara ose nuk kanë fonde. Disa strehimore të dhunës në familje janë të mbyllura”, tha Guterres.

Edhe Akila Radhakrishnan, presidente e Qendrës Globale të Drejtësisë pranon se dhuna dhe situate e krizës po përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese në shoqëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco