Fjalimi historik/ Mbretëresha e Anglisë pret 'ditë më të mira'

Fjalimi historik/ Mbretëresha e Anglisë pret 'ditë më të mira'

21:15, 05/04/2020
A+ Aa A-

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë mbajti një fjalim të rrallë, ndërkohë që vendi i saj dhe mbarë bota po lufton pandeminë e koronavirusit.

Në një fjalim nga kështjella ‘Windsor’, monarkja 93-vjeçare u bëri thirrje britanikëve të bashkohen për të luftuar kundër koronavirusit.

“Nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, do ta tejkalojmë këtë”, tha ajo.

“Ditë më të mira do të vijnë, do të jemi bashkë me miqtë tanë, do të jemi bashkë me familjet tona, do të takohemi sërish,” tha ajo në një fjalim prekës që do të hyjë në histori.

“Ne do t’ia dalim dhe ky sukses do na përkasë të gjithëve ne”.

Ajo falenderoi punonjësit e Shërbimit Shëndetësor Britanik në këto kohë të vështira.

Mesazhi i saj u ndoq nga miliona njerëz jo vetëm në Britani.

Mbretëresha tha se fjalimi i saj i kujton transmetimin e parë, të bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me motrën e saj, Princeshën Margaret.

Mbretëresha vlerësoi masat e distancimit social dhe tha se ata po qëndrojnë në shtëpi “po u kursejnë shumë familjeve dhimbjen e ndjerë tashmë nga ata që kanë humbur të dashurit”.

Mbretëresha e vuri theksin te vetëdisiplinimi dhe vendosmëria gjatë këtyre ditëve, duke thënë se ajo shpreson që në të ardhmen, të gjithë do jenë në gjendje të “krenohen me mënyrën se si iu përgjigjën kësaj sfide”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco