FOTO-VIDEO/ Vrap, shëtitje dhe qëndrim në grup/ Rritet numri i vdekjeve, por britanikët 'shijojnë' jetën normalisht

FOTO-VIDEO/ Vrap, shëtitje dhe qëndrim në grup/ Rritet numri i vdekjeve, por britanikët 'shijojnë' jetën normalisht

16:19, 05/04/2020
A+ Aa A-

Britania e Madhe regjistron 621 vdekje në 24 orët e fundit duke e çuar në 4963 numrin total të viktimave nga COVID-19. Përfshirë këtu edhe 29 pacientë të cilët nuk kanë patur asnjë sëmundje të mbartur më par.

Sipas Shëndetit anglez, 555 vdekje janë regjistruar në Angli, 12 në Uells dhe 7 në Irlandën e Veriut.

Sa i përket të infektuarve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 5903 raste duke e çuar në 47,806 numrin total të tyre.

Ky është edhe numri më i lartë që kur Koronavirusi goditi për herë të parë ishullin.

Image

Sipas asaj që raporton Departamenti i Shëndetësisë, deri të dielën në ora 09:00 janë kryer 195,524 teste, ndërsa një ditë më parë ishin bërë 183,190.

Por pavarësisht shifrave në rritje, britanikët janë duke e vazhduar jetën normalisht.

Pa marrë parasysh masat parandaluese, siç shihet në fotot dhe videon e mëposhtme, ata jo vetëm që nuk janë izoluar por vazhdojnë shëtitjet në vende publike, edhe në grup.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco