Itali/ Plani me 5 pika për rikthimin në 'normalitet'

Itali/ Plani me 5 pika për rikthimin në 'normalitet'

15:10, 05/04/2020

Italia harton një plan për rikthimin në normalitet.

“Beteja kundër koronavirusit nuk është fituar, por objektivi ynë është të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar me këtë kërcënim, derisa të gjendet një kurë apo vaksinë”.

Kështu shprehet ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili zbulon detajet e planit strategjik për daljen graduale dhe me shumë kujdes nga pandemia.

Në të përfshihen 5 pika kyçe: distancim social dhe mjete mbrojtëse për të gjithë, spitale Covid në të gjithë territorin kombëtar, përforcim i rrjeteve shëndetësore lokale, studim për të kuptuar sa janë prekur dhe një aplikacion, si modeli i Koresë së Jugut, për të verifikuar kontaktet e personave të infektuar.

“Duhet të themi të vërtetën: situate mbetet dramatike. Emergjenca vijon dhe do të kemi muaj të tjerë të vështirë”, nënvizon Speranza. “Nuk dua të mashtroj askënd, është e kotë të mendosh se ka një zgjidhje shpëtuese. S’mund të jap një datë kur do të mbarojë gjithçka, pasi do të ishte e papërgjegjshme”, shton ministri.

Qeveria italiane thekson se aplikimi i këtyre masave për rikthim në normalitet do të kërkojë kohë. Problemin më të madh e paraqet ndërtimi i aplikacionit, pasi duhet të respektojë dhe ligjin për privatësinë./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco