Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Cila është strategjia e daljes nga kriza e koronës?

Cila është strategjia e daljes nga kriza e koronës?

14:45, 05/04/2020
A+ Aa A-

Nga David Shukman, BBC

Krejt papritur fraza ‘strategjia e daljes’ po bëhet e zakonshme- por çfarë do të thotë kjo?

Me fjalë të thjeshta, është një mënyrë për të përshkruar mënyrën se si do dalim në krye të pandemisë dhe të ndjehemi të sigurt se mund të lejojmë jetën të kthehet në normalitet.

Por ky virus i ri po përhapet në mënyra që nuk janë gjithmonë të parashikueshme dhe rreziku është që zbutja e kontrolleve para kohe, mund të sjellë shpërthime të reja.

Shkencëtari përgjegjës për modelimin e shpërthimit në Imperial College London, profesor Neil Ferguson, e përmblodhi shumë qartë këtë mëngjes, duke thënë se ‘asnjë vend nuk e ka përgjigjen absolute’.

Disa hapa janë të qartë. Nuk mund të ketë ‘dalje’ derisa numri i infeksioneve të ulet në mënyrë dramatike dhe të arrijë një nivel që është më i lehtë për t’u menaxhuar.

Pasi të ndodhë kjo, do të jetë thelbësore që të gjurmohet virusi për të zbuluar se kush e ka marrë, kush nuk e ka dhe kush e ka pasur.

Kjo mund të ndodhë vetëm me testimin në një shkallë masivisht më të madhe se gjithçka që po shohim tani.

Dhe, nëse virusi kufizohet vetëm në disa zona, duhet të bëhet e mundur që të kryhen ato që njihen si ‘gjurmime të kontaktit’, duke gjetur këdo të infektuar dhe njerëzit që kanë qenë pranë tyre në mënyrë që të karantinohen.

Në të njëjtën kohë, një përpjekje shkencore globale është në rrugë e sipër për të vendosur virusin nën kontroll dhe për të na ndihmuar që ta përballojmë.

Kjo nënkupton krijimin e mënyrave për ta bërë testimin më të shpejtë dhe më thelbësor- dhe shumë më të lirë se tani.

Gjithashtu ekziston një garë për të gjetur kura për Covid-19, për të ndihmuar pacientët që të kalojnë simptomat më të këqija dhe të shërohen.

Dhe përtej kësaj, kërkimi për vaksinën po përshpejtohet- por duke u siguruar që ato funksionojnë dhe janë të sigurta, ndaj kjo kërkon kohë, siç kërkon kohë edhe prodhimi në masë i tyre.

E gjitha kjo është një sfidë monumentale, por siç tha profesor Ferguson, “kjo është pyetja më e rëndësishme në gjithë botën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco