Thirrja e kryetarit të Bashkisë Londër: Jeta juaj varet nga qëndrimi në shtëpi

Thirrja e kryetarit të Bashkisë Londër: Jeta juaj varet nga qëndrimi në shtëpi

14:02, 05/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i kryeqytetit britanik, Sadiq Khan, tha se jetët e njerëzve vërtet varen nga qëndrimi në shtëpi. Këtë deklaratë ai e dha pas lajmit për vdekjen e pesë shoferëve të autobusëve urbanë nga koronavirusi.

Khan tha se është absolutisht i shkatërruar emocionalisht nga vdekja e shoferëve dhe bëri thirrje që njerëzit ta përdorin transportin publik vetëm në rastet kur një gjë të tillë e kanë të pashmangshme.

Komentet e tij erdhën pasi një sindikatë kërkoi nga qeverita pajisje personale mbrojtëse për punëtorët e transportit publik për t’i mbrojtur ata nga rreziku i infektimit.

Kryetari i Londrës shprehu ngushëllime për familjet e shoferëve të ndjerë dhe i cilësoi ata si heronj, shkruan “Metro UK”.

Ai gjithashtu premoti se punëtorëve të sektorit të transportit publik do t’u ofrohen masa mbrojtëse dhe do të rritet distanca fizike në stacionet e autobusëve.

Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës e Francës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco