A i ka falsifikuar Suedia shifrat e koronavirusit?

A i ka falsifikuar Suedia shifrat e koronavirusit?

13:08, 05/04/2020
A+ Aa A-

Nga Ingrid Raagaard, BILD

Pavarësisht krizës botërore të koronavirusit, dyqanet, parukeritë dhe shkollat janë hapur në Suedi, në vendin me 10 milionë banorë. Qeveria këshillon që të mos vizitoni të moshuarit nëpër azile, kurse një urdhër ndalimi ka vetëm për azilet ku janë konfirmuar raste me koronavirus. Në fund të javës së shkuar, rregulloret u shtrënguan disi- suedezët tani duhet të mbajnë distancë kur bëjnë blerje- por në përgjithësi jeta e tyre nuk ka ndryshuar shumë.

Në fillim ishte befasuese: megjithëse nuk kanë marrë masa kufizuese, koronavirusi po përhapej aty njësoj si në vendet me masa të rrepta kufizimi, që supozohet se do ngadalësojnë përhapjen e virusit.

Deri të shtunën, vendi raportoi më shumë se 6 mijë raste me infeksion të konfirmuara dhe 373 viktima nga Covid-19. Numri i vdekjeve, në krahasim me popullsinë, korrespondonte afërsisht me kuotat e vendeve fqinje skandinave, Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka.

Por mesa duket numrat janë të gabuar. Të dielën në mëngjes u bë e ditur se shifrat e mëparshme janë të pasakta- dhe madje janë ndryshuar në mënyrë retrospektive.

Sipas agjencisë së lajmeve suedeze, ‘tt’, autoritetet shëndetësore njoftuan më 25 mars se ishin regjistruar 42 viktima nga koronavirusi. Sot statistikat tregojnë 97 vdekje (!). Pikërisht më 25 mars. Më 26 mars, autoritetet raportuan për 66 vdekje, sot janë 124.

Zyra e statistikave i rriti numrat në mënyrë retrospektive, shkruan agjencia e lajmeve. Në atë kohë kishte dy herë më shumë raste sesa iu njoftua zyrtarisht popullatës.

 

A po mbulon diçka qeveria?

Popullata është shumë e shqetësuar! Sepse të shtunën, më 4 prill, autoritetet raportuan 373 vdekje Covid-19. Nisur nga rregullimet e tjera, ndoshta ka shumë më tepër. Dhe askush nuk e di se çfarë korrigjimesh do të bëjë autoriteti statistikor.

Epidemiologu i diskutueshëm i shtetit, Anders Tegnell, që këshilloi qeverinë të mos vendosë kufizime të rrepta, mohon se shifrat janë manipuluar qëllimisht.

Ai i tha agjencisë së lajmeve: “Ne nuk duam të fshehim asgjë. Po ashtu ne nuk duam të prezantojmë një pamje të gabuar. Duhet një kohë derisa të njihen të gjithë numrat. Në të ardhmen, numrat e rishikuar nuk do jenë aq të larta”.

Të hënën në Suedi nisin pusimet e Pashkëve. Kjo do të thotë që të paktën shkollat do jenë të mbyllura për një javë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xj05/04/2020 13:27

Suedia nuk ka nevoje me fallsifiku shifrat se e din qe kjo eshte rrene dhe nuk ka frike

Shto koment

Denonco