Bie numri i të vdekurve nga coronavirusi në Francë

Bie numri i të vdekurve nga coronavirusi në Francë

12:07, 05/04/2020
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Francë ka rënë në 441, pas rekordit prej 588 viktimave brenda një dite, që u shënuar një ditë më herët.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Francë, Jerome Salomon tha se numri i të vdekurve në spitale dhe qendra kujdesi që nga fillimi i shpërthimit, tani ka arritur në 7,560.

Ngadalësimi vjen pas lajmeve të zymta, se numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus, ishte rritur me 5,233 – apo për nëntë për qind.

Salomon ka thënë në një konferencë shtypi, se janë 17,827 raste të konfirmuara ose të dyshuara në qendra mjekësore, në krahasim me 14,638 sa ishin të enjten.

Deri tani, në Francë janë afro 90 mijë të infektuar me coronavirus, derisa 7,560 kanë vdekur si pasojë e infektimit.

Franca i është bashkuar Shteteve të Bashkuara, Spanjës, Italisë dhe Gjermanisë, si shtetet që kanë më shumë vdekje nga coronavirusi, se sa Kina që është qendra e shpërthimit të kësaj pandemie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco