Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Të martuar prej 51 vitesh, vdesin me 6 minuta diferencë

Të martuar prej 51 vitesh, vdesin me 6 minuta diferencë

10:23, 05/04/2020
A+ Aa A-

Vetëm disa javë më parë, Stuart, 74 vjeç dhe Adrian Baker, 72 vjeç, nuk kishin asnjë problem shëndetësor. Ata ishin martuar 51 vjet më parë dhe po jetonin në Boynton, në Florida te SHBA, në pension.

Në mes të muajit mars, ata nisën të ndjejnë problemet e para shëndetësore, ndërsa më pas u konfirmuan të prekur me koronavirus.

Të dielën ata ndërruan jetë me vetëm 6 minuta diferencë nga njëri-tjetri për shkak të komplikacioneve nga COVID-19, ka bërë të ditur djali i tyre, Buddy Baker, i cili ka dashur që tragjedinë e familjes së tij ta përdorë për të sensibilizuar njerëzit për rrezikun e pandemisë.

Në një video të shpërndarë në Twitter, ai u kërkon njerëzve që të dëgjojnë rekomandimet e ekspertëve, për ruajtje distance dhe të qëndrojnë në shtëpi, raporton A2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco