Pacientë me COVID-19 transferohen 'gabimisht' në anijen e Marinës Amerikane

Pacientë me COVID-19 transferohen 'gabimisht' në anijen e Marinës Amerikane

09:52, 05/04/2020
A+ Aa A-

Dy anije të Marinës Amerikane, “USNS Comfort” dhe “USNS Mercy”, janë shndërruar në spitale, për të përballuar krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Secila nga anijet ka mbi 1 mijë shtretër, por në ato do të vendosen pacientë që nuk janë të prekur nga koronavirusi, por sëmundje të tjera, në mënyrë që në spitale të lirohet vend për të infektuarit me Covid-19.

Por ndërsa ka nisur vendosja e pacientëve të parë në “USNS Comfort”, Daily Mail shkruan se janë transferuar edhe 5 pacientë, të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus. Kur ata janë vendosur në anije nuk kanë pasur asnjë simptomë të virusit, të cilat janë shfaqur më pas.

Megjithatë, pacientët u izoluan sipas protokollit dhe më pas u transferuan sërish në spitalin ku kishin qenë të shtruar.

Deri të dielën, në SHBA janë konfirmuar mbi 310 mijë persona të prekur nga koronavirusi dhe 8100 të vdekur./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco