Kina vijon të ndihmojë Italinë, 40 ton pajisje mjekësore mbërrijnë në Palermo

Kina vijon të ndihmojë Italinë, 40 ton pajisje mjekësore mbërrijnë në Palermo

09:10, 05/04/2020
A+ Aa A-

Situata në Italinë fqinje vijon të mbetet e rëndë nga koronavirusi edhe pse ekspertët janë shprehur se ka shenja që gjendja po shkon drejt përmirësimit.

Lombardia është zona më e prekur nga COVID-19, por edhe jugu është prekur nga pandemia. Shumë shtete kanë ofruar ndihmë dhe një prej tyre është edhe Kina, e cila përveç disa mjekëve të dërguar ditë më parë në Lombardi, tashmë ka dërguar edhe një ngarkesë me pajisje mbrojtëse për mjekët.

Tgcom24 shkuan se një sasi prej 40 ton pajisje mjekësore kanë mbërritur në aeroportin e Palermos. Materialet përfshijnë maska doreza dhe veshje të posaçme për mjekët. Në ditët në vijim pritet të mbërrijnë ndihma të tjera nga Kina për Italinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco