Nuk pranoi kontrollin për koronavirusin, policia vret një person, rasti i parë në …

Nuk pranoi kontrollin për koronavirusin, policia vret një person, rasti i parë në …

08:48, 05/04/2020
A+ Aa A-

Një burrë u qëllua për vdekje në Filipine pasi kërcënoi zyrtarët e një fshati dhe policinë me një kosë në një pikë kontrolli për koronavirusin.

63-vjeçari besohet të ketë qenë i dehur kur ai kërcënoi zyrtarët e fshatit dhe policinë, që po mbanin një postbllok në qytetin Nasipi, në të provincës Agusan del Norte.

Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi ditën e enjte. Në raportin e policisë ndër të tjera thuhet:

“I dyshuari ishte paralajmëruar nga një punonjës i shëndetit në fshat, pasi nuk kishte vendosur maskë në fytyrë. Por i dyshuari u inatos dhe nisi të ofendonte me fjalë banale. Më pas ai sulmoi personelin duke përdorur një kosë”.

I dyshuari u qëllua për vdekje nga një oficer policie, i cili po përpiqej ta qetësonte.

Ky është rasti i parë në botë që policia ka qëlluar mbi një civil për refuzimin e ndjekjes së masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, paralajmëroi të mërkurën se ai do të urdhërojë policinë dhe ushtrinë të qëllojnë këdo që krijon telashe.

Ishulli kryesor i Filipineve, Luzon, ka qenë i izoluar totalisht që nga data 16 mars, ku njerëzit janë ndaluar të largohen nga shtëpia, përveç daljeve për të blerë ushqime apo ilaçe, ose nëse janë punonjës në sektorin e prodhimit.

Ndërkohë, Departamenti i Shëndetësisë raportoi 76 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit në Filipine, duke e çuar në 3094 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Po ashtu, janë shënuar edhe tetë viktima në 24 orët e fundit, të cilat e çuar numrin total të viktimave në 144. /Burimi: The star/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco