630 vdekje të reja/ Nju Jorku konfirmon 3565 viktima nga koronavirusi

630 vdekje të reja/ Nju Jorku konfirmon 3565 viktima nga koronavirusi

20:13, 04/04/2020
A+ Aa A-

Në shtetin e Nju Jorkut në SHBA është shënuar rekord i vdekjeve nga koronavirusi i ri.  

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 630 vdekje, ka thënë guvernatori, Andrew Cuomo, raporton Rel.  

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë shtet të SHBA-së, ka arritur në 3.565.  

Tani, shteti ka regjistruar 113.704 raste të të infektuarve, shumica prej të cilëve, 63,306 në qytetin e Nju Jorkut.  

Shtetet e Bashkuara deri më tash kanë mbi 278,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 7,000 viktima.  

Shteti i Nju Jorkut mbetet zona e goditur më së keqi dhe guvernatori Andrew Cuomo ka kërkuar ndihmë nga pjesët e tjera të SHBA-së.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco