Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Lajme të mira nga Italia/ Ulet për herë të parë numri i pacientëve në terapi intensive, bie edhe indeksi i transmetimit

Lajme të mira nga Italia/ Ulet për herë të parë numri i pacientëve në terapi intensive, bie edhe indeksi i transmetimit

19:40, 04/04/2020
A+ Aa A-

Vazhdojnë të vijnë lajme të mira nga Italia, një prej vendeve më të goditura nga Koronavirusi.

Numri i pacientëve në terapi intensive u ul për herë të parë që nga fillimi i epidemisë. Sot në rang kombëtar, Italia ka 74 më pak pacientë në terapi intensive krahasuar me një ditë më parë. Numri i vdekjeve vazhdon të ulet, ndërsa spitalet po marrin frymë më lirisht.

Tashmë, zyrtarisht mund të thuhet se, është arritur që indeksi i transmetimit R0 të zbresë në 1. Me pak fjalë, një i prekur nga virusi infekton potencialisht vetëm një tjetër, ndërsa në fillim të epidemisë R0 ishte 3.

Masat e distancimit social po funksionojnë, ndërsa një studim i Institutit Superior të Shëndetësisë tregon se, karantina ka shpëtuar të pakten 30 mijë jetë njerëzish.

Numri i pacientëve të rikuperuar nga virusi COVID-19 në Itali arriti sot në 29,010. /A.R, Syri.net

https://www.syri.net/bote/328989/ulet-ndjeshem-numri-i-viktimave-ne-itali-perhapja-vazhdon-te-rritet/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco