Vazhdon mallkimi i familjes Kennedy/ Zhduket në det mbesa e Robert Kennedy bashkë me djalin

Vazhdon mallkimi i familjes Kennedy/ Zhduket në det mbesa e Robert Kennedy bashkë me djalin

18:46, 04/04/2020
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje e rëndë ka lënë pa frymë familjen Kennedy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për 41 vjeçaren Maeve Kennedy McKean, mbesa e kandidatit të vrarë për president Robert Kennedy dhe djalit të saj të vogël 8 vjeçar që dyshohet të jenë zhdukur në det ndërsa udhëtonin me një kanoe në gjirin Chesapeake.

David McKean deklaroi për mediat amerikane se Maeve dhe Gideons dolën me kanoe në det dhe me shumë mundësi ikën larg dhe nuk ia dolën të kthehen dot në breg.

Rojet bregdetare kanë kërkuar në një sipërfaqe të madhe dhe operacioneve të kërkimit iu janë bashkuar dhe policia e Maryland dhe helikopterët e saj.

Maeve Kennedy McKean është vajza e ish-zv / guvernatorit të Maryland, Kathleen Kennedy Townsend, e bija e Robert F. Kennedy dhe Ethel Kennedy. Ajo është e martuar me David McKean, një avokat i të drejtave civile në Washington D.C., dhe është nëna e katër fëmijëve.

Ajo punon në Universitetin Georgetown në Washington, ku edhe banon me familjen.
Lajmi për zhdukjen e mbesës së Robert Kennedy dhe të birit është  vetëm tragjedia e fundit në atë që konsiderohet mallkimi i Kennedy, nga vrasësit e John Kennedy dhe Robert.

Ndër incidentet më të fundit, madje as një vit më parë, në gusht 2019, Saoirse Roisin Kennedy Hill, një mbesë tjetër e RFK,  ndërroi jetën në moshën 20 vjeçare nga një përzierje drogash. Vajza e re u gjet e pajetë në rezidencën verore të familjes Kennedy në Cape Cod.

Në vitin 2012 Mary Richardson Kennedy, ish-gruaja e Robert Francis Kennedy Jr., kreu vetëvrasje në kopshtin e vilës së saj në Bedford, New York, si pasojë e alkoolizmit dhe depresionit.

Në vitin 1999 John Fitzgerald Kennedy Jr humbi jetën me gruan e tij Caroline dhe kunatën e tij Lauren Bessette, në moshën 38 vjeç, në një aksident me avion.

Të tre ishin duke fluturuar për në ishullin Martha’s Vineyard, ku do të zhvillohej dasma e kushërirës Rory Kennedy.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco