Britania mund të jetë në karantinë për një kohë të gjatë, kryeministri kërkon ndihmën e opozitës

Britania mund të jetë në karantinë për një kohë të gjatë, kryeministri kërkon ndihmën e opozitës

14:12, 04/04/2020
A+ Aa A-

Rregullat e distancimit social në Mbretërinë e Bashkuar do të qëndrojnë në fuqi edhe për disa javë të tjera, pavarësisht shenjave se shpërthimi i koronavirusit po ngadalësohet, tha një nga epidemologët kryesor të vendit.

Profesor Neil Ferguson, një nga ekspertët që ka këshilluar qeverinë në përgjigjien ndaj COVID-19, tha për BCC se ka pasur një rënie prej 85% në numrin e lëvizjeve të njerëzve që nga rregullat e reja.

Ai thotë që kjo është e nevojshme në këtë luftë.

Kryeministri anglez Boris Johnson tha që qeveria do të vazhdojë me distancimin social dhe do t’i lehtësojë ato kur dhe nëse do të ketë prova që kjo mund të arrihet.

Ai është shprehur se i ka shkruar liderëve të opozitës duke i ftuar të punojnë së bashku në këtë moment të emergjencës kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco