Ikën Jeremy Corbyn, ja kush vjen në krye të Laburistëve

Ikën Jeremy Corbyn, ja kush vjen në krye të Laburistëve

13:59, 04/04/2020
A+ Aa A-

Sir Keir Starmer është zgjedhur lider i ri i Partisë Laburiste në Angli pas një fitoreje të thellë në garën për të zëvendësuar Jeremy Corbyn.

Ai pritet që të shpallë edhe kabinetin e tij hije pasi fitoi 56 përqind të votës.

Sir Keir shihet si një lider premtues. Ai fitoi zemrat e të majtëve në vendin e tij me sloganin se “një tjetër e ardhme është e mundur”.

Lideri i ri telefonoi kryeministrin Boris Johnson brenda 90 minutash pasi mori detyrën dhe ranë dakord që të takohen për të punuar së bashku kundër koronavirusit, raporton Mirror.

“Ne nuk do bëjmë opozitë për hir të opozitarizmit,” tha ai.

Po ashtu ai premtoi se do të fshijë edhe njollat që i janë lënë partisë. Sidomos ai iu referua njollave anti-semitike në parti.

Sir Keir tha se do të fshijë helmin që kishte hyrë në parti.

Laburistët shënuan një rezultat të dobët në zgjedhjet e fundit dhe Konservatorët e Boris Johnson arritën të thyejnë edhe disa bastione të majta, të vlerësuara si ‘Muri i kuq’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco