Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Spanja duket se po arrin pikun e koronavirusit

Spanja duket se po arrin pikun e koronavirusit

12:18, 04/04/2020
A+ Aa A-

BBC

Edhe 809 persona kanë ndërruar jetë dhe 7026 janë diagnostikuar me koronavirus në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit.

Si rezultat, një total prej 11.744 personash kanë vdekur, kurse numri total ka shkuar në 124.736, një shifër më e lartë se Italia.

Ndërsa këto janë shifra marramendëse, ekziston shpresa se shpërthimi epidemik në Spanjë po stabilizohet.

Kjo është dita e dytë me radhë që numri i vdekjeve ka rënë. Gjithashtu është hera e parë në tre ditë që numri i viktimave ka rënë nën 900. Numri i infeksioneve të reja ëshët më i ulët se numri i të premtes, që ishte 7472.

Kjo duket se mbështet deklaratën e ministrit spanjoll të Shëndetësisë, Salvador Ilia në fillim të kësaj jave se shpërthimi në vend po arrin pikun.

Spanjollët sapo kanë përfunduar tre javë në izolim, me një ndalim të të gjitha daljeve përveç nevojave esenciale. Shumica e bizneseve janë mbyllur.

Kryeministri Pedro Sanchez pritet të zgjasë izolimin edhe për dy javë të tjera, të paktën deri më 26 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco