Veterani i Luftës së Dytë Botërore i mbijeton koronavirusit në kohë për të festuar ditëlindjen e 104-të

Veterani i Luftës së Dytë Botërore i mbijeton koronavirusit në kohë për të festuar ditëlindjen e 104-të

11:58, 04/04/2020
A+ Aa A-

Bill Lapschies dhe familja e tij kanë shumë për të festuar. Veterani i Luftës së Dytë Botërore është shëruar nga COVID-19 dhe sapo mbushi 104 vjeçë.

Në azilin Edëard C. Allëorth për veteranët në Oregon, nuk lejohen vizitorët për shkak të kufizimeve në frikën e pandemisë, por gjithsesi ata mundën të bënin një festë të vogël jashtë.

Stafi e solli atë në tarracë në karrigë më rrota ditën e mërkurë. Të afërmit e tij mbanin postera dhe e përshëndetën nga një distancë e sigurt.

Vajza e tij, Carolee Broën, tha për CNN se nuk e kishin planifikuar kështu ditëlindjen e tij.

“Kur ne festuam ditëlindjen e tij të 101-të ftuam më shumë se 200 njerëz. Por tani u munduam të ruanim distancën e sigurisë dhe të ndiqnim urdhrat e qeverisë. Jemi shumë të lumtur që ai u shërua dhe prandaj donim të bënim patjetër diçka për të.”

Guvernatorja e Oregonit, Kate Broën, e uroi gjithashtu veteranin në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco