'Qëndroni në shtëpi për to': Kryeinfermierja prek britanikët me vdekjen e dy infermiereve nga COVID-19

'Qëndroni në shtëpi për to': Kryeinfermierja prek britanikët me vdekjen e dy infermiereve nga COVID-19

10:42, 04/04/2020
A+ Aa A-

Shefja e infermierisë në Angli ka deklaruar se "është e shqetësuar se do të ketë më shumë vdekje" pasi nderoi kujtimin dhe punën e dy punonjëseve të vijës së parë, dy infermiereve që vdiqën pas infektimit nga koronavirusi.

Ruth May i bëri thirrje publikut të shmangë motin me diell këtë fundjavë dhe të qëndrojë në shtëpi për të nderuar kujtimet e infermiereve Areema Nasreen dhe Aimee O’Rourke, të dyja nëna fëmijësh në të 30-tat, të cilët vdiqën në 24 orët e fundit.

Ajo foli pasi Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se dy ndihmës të tjerë të kujdesit shëndetësor, të cilët kishin marrë virusin, kishin vdekur.

Duke folur së bashku me z. Hancock në një konferencë në Downing Street, Zonja May tha: "Kjo fundjavë do të jetë shumë e ngrohtë dhe do të jetë shumë joshëse për ju të dilni dhe të shijoni ato rreze të pranverës."Por ju lutem, unë kërkoj të kujtoni Aimee dhe Areema. Ju lutemi qëndroni në shtëpi për to. Ato ishin një nga ne, ato ishin të profesionit tim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco