Italia po frenon ngadalë, piku nuk ka kaluar akoma

Italia po frenon ngadalë, piku nuk ka kaluar akoma

10:13, 04/04/2020
A+ Aa A-

Italia vazhdon të qëndrojë në pikun e koronavirusit. Sipas Repubblica, rritja e të prekurve nga koronavirusi mbetet stabël, njësoj si raporti i rasteve të reja me numrin e tamponëve.

Ekspertët thonë se rëndësi ka që të rrafshohet kurba, që do të thotë se piku mund të zgjasë.

Por frenimi duket i avashtë. Ditën e shkuar u shënuan 4585 të prekur nga koronavirusi.

Edhe numri i viktimave mbetet stabël. Në 24 orët e fundit janë shënuar 766 viktima, kurse numri total ka shkuar në 14.681.

Italianët do i kalojnë edhe Pashkët në shtëpi, më pas do të merret një vendim tjetër se kur mund të kalohet në fazën e dytë, që nënkupton lirim të kufizimeve.

Kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli tha se njerëzit do qëndrojnë në shtëpi edhe më 1 maj, por më pas tha se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco