‘Mos u shqetëso për fëmijët’/ Fjalët e burrit për infermieren që po vdiste

‘Mos u shqetëso për fëmijët’/ Fjalët e burrit për infermieren që po vdiste

09:53, 04/04/2020
A+ Aa A-

Një infermiere britanike ndërroi jetë nga koronavirusi, ndërsa i shoqi i pëshpëriti në vesh në momentet e fundit të jetës: Mos u shqetëso për fëmijët.

Areema Nasreen ishte vetëm 36 vjeç kur vdiq nga virusi. Ajo kishte punuar fort që të mbronte të tjerët.

Sipas Mirror, familja e saj ka treguar për momentet e fundit.

Motra, Ash, tha se stafi i spitalit kishte kërkuar që i shoqi të mos e përqafonte në momentet e fundit të jetës për shkak të virusit.

Por i shoqi nuk i dëgjoi këshillat e tyre dhe e përqafoi të shoqen dhe i tha të mos shqetësohej për tre fëmijët.

“Areema ishte në ventilator dhe para se të vdiste, i shoqi i tha: ‘Mos u shqetëso për fëmijët’. Ajo nisi të qante”, tha e motra e infermieres.

Areema la pas tre fëmijë, 8, 10 dhe 17 vjeç.

Motra e saj tha se ajo është martire, pasi dha jetën duke mbrojtur të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco