Tragjike/ Rezultoi negative në testin e parë, ndërron jetë gazetarja 36-vjeçare nga koronavirusi

Tragjike/ Rezultoi negative në testin e parë, ndërron jetë gazetarja 36-vjeçare nga koronavirusi

21:25, 03/04/2020
A+ Aa A-

Gazetarja Anastasia Petrova, 36 vjeçe, redaktore e një reviste biznesi në qytetin Perm, të Rusisë, ka humbur jetën nga koronavirusi, duke u kthyer kështu viktima me moshën më të re në këtë shtet. 

Si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, Anastasia punonte nga shtëpia dhe kur gjente kohë kujdesej për dy djemtë e saj të mitur, Ilya 12 vjeç dhe Yaroslav 10 vjeç.  

Para një jave atë e “pushtuan” ethet, si edhe kishte dhimbje të fytit të shoqëruara me kollë të thatë, simptoma këto të koronavirusit. 

Pas konsultës tek një mjek, gruaja i kishte konfirmuar atij që kishte pasur kontakte me tre persona që kishin ardhur nga vende të tjera. Temperatura e Anastasias rritej gjithnjë dhe më shumë dhe për ta përballuar, konsumonte shpesh paracetamol. Mbrëmjen e 24 marsit, ajo iu drejtua spitalit pasi  simptomat e saj kishin agravuar dhe gjendja ishte përkeqësuar. 

Më 27 mars, 36 vjeçarja postoi se testi i saj i parë, kishte rezultuar negativ për COVID-19. Mirëpo, kur mori përgjigjen e testit të dytë ajo i dërgoi mesazh shoqes së saj Yulia: 

“Yulia, testi im i dytë rezultoi pozitiv për koronavirusin. Ndihem shumë keq”. 

Ky ishte komunikimi i fundit i saj, pasi ndërroi jetë disa orë më vonë. 

Ndërkaq, dy djemtë e Anastasias, raportohen të jenë negative për koronavirusin.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco