‘Bij b*shtrash, s’jemi kavie’/ Drogba e Eto’o shpërthejnë ndaj ekspertëve francezë

‘Bij b*shtrash, s’jemi kavie’/ Drogba e Eto’o shpërthejnë ndaj ekspertëve francezë

21:17, 03/04/2020
A+ Aa A-

Pasi mjekët sugjeruan se kontinenti afrikan mund të përdoret si një vend eksperimentues gjatë pandemisë Covid-19, ikonat e futbollit afrikan përfshirë Didier Drogba, Samuel Eto’o dhe Demba Ba kanë reaguar me zemërim.  

Jean Paul Mira dhe Camille Locht, një grup ekspertësh mjekësorë në Paris, po flisnin për krizën globale të shëndetit në një bisedë në internet kur diskutuan për kryerjen e një studimi të madh në Afrikë në garën për të gjetur një vaksinë për virusin.  

Duke theksuar mungesën e maskave, trajtimeve dhe pajisjeve të reanomacionit në Europë, ata sugjeruan se prostitutat ishin përdorur për testime në Afrikë gjatë përpjekjeve për të gjetur kurcën ndaj AIDS-it gjatë viteve 1980 dhe 1990 dhe thanë se një qasje e ngjashme mund të përdorej sërish te njerëzit të cilët janë shumë të ekspozuar dhe nuk kanë mbrojtje.  

Legjenda e Chelsea, Didier Drogba i quajti deklaratat skandaloze dhe të pështira.  

“Unë do të doja të denoncoja këto fjalë të pështira e raciste. Afrika nuk është një laborator testimi. Le të shpëtojmë veten nga ky virus i çmendur që po godet ekonominë botërore dhe shkatërron shëndetin e popullatës në të gjithë botën. Mos përdorni afrikanët si derra guineje. Udhëheqësit afrikanë kanë një përgjegjësi për të mbrojtur njerëzit nga këto komplote të tmerrshme.” – tha Droga.  

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Etoo ishte një nga të parët që reagoi ndaj debatit tronditës, duke u përgjigjur ndaj propozimit: “Bij bushtrash. Afrika nuk është një shesh lojrash për ju.” – tha ai.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco