Humbi gruan nga koronavirusi/ Burrë i ve letër fqinjëve: Qëndroni në shtëpi! Sëmundja nuk bën dallime

Humbi gruan nga koronavirusi/ Burrë i ve letër fqinjëve: Qëndroni në shtëpi! Sëmundja nuk bën dallime

21:03, 03/04/2020
A+ Aa A-

Pas vdekjes së gruas së tij 79 vjeçare, Allen Pattrick, 75 vjeç, nga Reading, Berkshire, vuajti shumë kur Jennifer vdiq të martën, një ditë pasi u dërgua në spital me ambulancë.  

Nëpërmjet një postimi në Facebook, mbesa e tij, Ameerah Ali, 24 vjeç, publikoi letrën që gjyshi iu dërgoi fqinjëve të tij për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e sëmundjes.  

Jennifer vuante nga disa probleme shëndetësore dhe kishte shkuar në spital për dializë tri herë në javë prej një dekade. Ajo nuk pati temperaturë kur u dërgua në spital, por ndërroi jetë të martën, u tha Pattrick fqinjëve të tij.  

“Gruaja ime ishte një në një milion, por koronavirusi e njohu atë si një nga 253 njerëzit që vrau të martën e kaluar”, ka shkruar ai.  

“Vdekja nga koronavirusi nuk është një tranzicion paqësor për të vdekur. Është një proces i zgjatur dhe i dhimbshëm deri në fund dhe paqja vjen vetëm pas frymës së fundit të dhimbshme”.  

Ai e përshkroi COVID-19 virus që nuk bën dallime dhe si një vizitor të padëshiruar dhe të urryer. Allen iu kërkoi fqinjëve të tij të ruanin veten, duke qëndruar në shtëpi. “Ju lutem, rrini brenda shtëpive tuaja. Kjo nuk do të garantojë sigurinë tuaj, por ju jep juve dhe familjes suaj një shans më të mirë”. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco