Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Binjakët e sapolindur në Indi marrin emrin e virusit: Mirësevini Korona dhe Kovid!

Binjakët e sapolindur në Indi marrin emrin e virusit: Mirësevini Korona dhe Kovid!

09:30, 03/04/2020
A+ Aa A-

Mirësevini në botë, Korona dhe Kovid - këta janë emrat e binjakëve të porsalindur në qytetin Raipur të Indisë.

Djali dhe vajza kanë lindur në kulmin e një izolimi trejavor në Indi. Prindërit e tyre thonë se ata u dhanë emrat si kujtesë e pengesave të tejkaluara gjatë kohës së epidemisë që i ka prishur jetës gjithë botës.

Në një intervistë për mediat lokale, nëna tha se ishte një lindje "e vështirë". "Ne u përballëm me shumë sfida dhe unë dhe burri im donim ta bënim ditën të paharrueshme," tha ajo

"Virusi është i rrezikshëm por shpërthimi i tij ka bërë që njerëzit të përqendrohen në higjenën dhe të ngulitin zakone të tjera të mira. Kështu që ne kemi menduar për këta emra," shpjegoi ajo.

Stafi i spitalit filloi t'i quante binjakët si Corona dhe Covid menjëherë pasi u lindën - gjë që i ndihmoi prindërit të merrnin vendimin e tyre.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco