‘Sikur kisha xham në fyt’/ Ministri rrëfen eksperiencën me virusin

‘Sikur kisha xham në fyt’/ Ministri rrëfen eksperiencën me virusin

09:25, 03/04/2020
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Matt Hancock, i prekur nga koronavirusi, doli dje në një konferencë për shtyp pasi e fitoi betejën e tij.

Ai ka treguar për BBC eksperiencën me sëmundjen. “Ishte diçka e pakëndshme,” tha ai.

Ministri tha se për disa net nuk kishte mundur të flinte. “Ndjeja sikur kisha xham në fyt”, tha ministri.

Hancock tha se nuk kishte në gjendje që të hante apo të pinte. “Është vërtetë shqetësuese për shkak se të gjithë mund ta shohim sa serioze është kjo sëmundje,” tha ai.

Ministri tha se kishte humbur 3 kg gjatë kësaj kohe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco