LISTA/ Ja cilat shtete nuk janë prekur nga koronavirusi

LISTA/ Ja cilat shtete nuk janë prekur nga koronavirusi

09:05, 03/04/2020
A+ Aa A-

Më 12 janar, më pak se tre muaj më parë- koronavirusi ishte i kufizuar vetëm në Kinë. Asnjë rast jashtë këtij vendi nuk ishte regjistruar. Më pas, më 13 janar, virusi u bë problem global. Rastet nisën të regjistrohen në Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe në SHBA.

Në mbarë botën, një rrëke me raste u kthye në një përmbytje. Tani janë mbi 1 milion raste në botë, në vende nga Nepali deri në Nikaragua.

Teksa vdekjet shtohen dhe spitalet mbushen, a ka ndonjë vend pa koronavirus? Përgjigjia, ndoshta e habitshme, është PO.

Janë 193 vende që janë anëtare të OKB. Dhe më 2 prill, 18 vende nuk kishin raportuar asnjë rast me Covid-19.

Ato janë: Komoros, Kiribati, Lesoto, Ishujt Marshall, Mikronezia, Mauru, Koreja e Veriut, Palau, Samoa, Sao Tome dhe Principe, Ishujt Solomon, Sudani i Jugut, Taxhikistani, Tonga, Turkmenistani, Tuvalu, Vanautu, Jemeni.

Disa, siç thonë ekspertët, mund të mos i kenë raportuar rastet. Koreja e Veriut për shembull, është zyrtarisht zero, po ashtu edhe Jemeni në luftë.

Por ka edhe vende ku virusi nuk është ulur akoma. Shumica janë ishuj të vegjël me pak vizitorë. Në fakt, shtatë nga dhjetë vendet më pak të vizituara në botë, nuk kanë koronavirus. Largësia e tyre do të thotë një gjë: në epokën e distancimit social, shtetet-ishuj janë vetizoluesit origjinalë./BBC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco