Arabia Saudite vendos në shtetrrethim Mekën dhe Medinën

Arabia Saudite vendos në shtetrrethim Mekën dhe Medinën

08:45, 03/04/2020
A+ Aa A-

Arabia Saudite ka vendosur një shtetrrethim 24-orësh në Mekë dhe Medinë, si pjesë e masave paraprake kundër koronavirusit.

Një zyrtar nga Ministria e Brendshme thotë se shtetrrethimi do të zbatohet në të gjitha pjesët e të dy qyteteve, duke ndaluar hyrjen dhe daljen prej tyre.

Ndalimi nuk përfshin punonjësit e sektorëve jetikë të qeverisë dhe të sektorëve privatë, puna e të cilëve është e nevojshme të vazhdojë gjatë periudhës së ndalimit, njofton CRI.

Banorët e të dy qyteteve lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për të përmbushur nevojat e përditshme, siç janë kujdesi shëndetësor dhe furnizimet ushqimore, brenda lagjeve nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 3 pasdite çdo ditë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se të enjten ka regjistruar 165 raste të reja të koronavirusit, pesë vdekje dhe 64 shërime.

Ndërkohë, Tajlanda ka vendosur gjithashtu një shtetrrethim në të gjithë vendin që nga e premtja, duke ndaluar njerëzit të largohen nga shtëpia, natën për të frenuar pandeminë COVID-19.

Tajlanda njoftoi 104 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit të enjten, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1 875. (

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco