Aksidentohet kamioni, ishte i ngarkuar me mallin më të kërkuar të momentit, zbardhet autostrada…

Aksidentohet kamioni, ishte i ngarkuar me mallin më të kërkuar të momentit, zbardhet autostrada…

08:41, 03/04/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje i pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku një kamion i madh, që mbante mijëra rrotulla letrash higjienike, është përfshirë në një aksident automobilistik.

Sipas mediave të huaja, shoferi u përgjum për një moment dhe humbi kontrollin e kamionit me 18 rrota.

Aksidenti ndodhi në perëndim të Interstate 20, në Hutchins, Dallas County, Texas, rreth orës 4.45 të mëngjesit të së mërkurës.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara në media, rrotullat e letrave higjenike u shpërndanë përgjatë autostradës, ndërsa mjeti u përfshi nga flakët.

Fatmirësisht shoferi i kamionit dhe qeni i tij i quajtur Moochie shpëtuan nga aksidenti të palënduar.

Letrat higjienike janë shndërruar në një “mall të çmuar” gjatë pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar blerje masive të tyre nëpër dyqane e supermarkete.

Shoferi, i cili nuk është identifikuar, po udhëtonte drejt San Antonios, nga Alabama.

I lodhur nga rruga, shoferi u përgjum për një moment, por ky çast mund të kishte rezultuar fatal për të, pasi kamioni të cilin drejtonte përfundoi i kthyer anash dhe mori flakë.

Pas incidentit, kamioni pësoi dëme të shumta materiale, ndërsa autostrada u bllokua për disa minuta, derisa ekuipazhi i urgjencës pastroi mbetjet në asfalt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco