Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Përloti botën me 'foton simbol'/ Shërohet nga koronavirusi infermierja italiane

Përloti botën me 'foton simbol'/ Shërohet nga koronavirusi infermierja italiane

22:49, 02/04/2020
A+ Aa A-

Tre javë më parë u bë simbol në luftën kundër COVID-19, infermierja italiane shërohet nga koronavirusi.  

Fotoja e Elenas bëri xhiron e botës duke i përlotur të gjithë, e cila ishte duke punuar në spitalin e Cremona, me  koken mbeshtetur mbi një tastjerë kompjuteri ende e veshur me doreza, këmishën e punës.  

Pesë ditë më vonë pas kësaj foto infermierja 43 vjecare rezultoi positive ndaj testit të koronavirusit. Por sot 17 ditë më pas ajo është shëruar. Lajmin e ka dhënë spitali ku qëndronte e shtuar Elena duke thënë se ajo është shumë mirë dhe analizat i kanë dalë negative.  

“Jam shumë mirë, falë Zotin nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”- ka thënë infermierja 43-vjecare për mëdiat.

“Fotoja e Elenës, është një shkrepje nga jeta reale, është impenjim dhe sakrificë dhe ka prekur zemrat e të gjithëve. Është një foto që portretizon dashurinë për jetën dhe përpjekja për ta mbrojtur atë.  

Në një foto shfaqet i gjithë njerëzimi i kësaj gruaje. Faleminderit, faleminderit atyre që nuk heqin dorë kurrë”- shkruan në Facebook ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio pas lajmit të shërimit të Elenas, duke postuar dhe foton.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco