Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

1 milion raste me koronavirus/ Si mbërritëm deri në këtë pikë

1 milion raste me koronavirus/ Si mbërritëm deri në këtë pikë

22:26, 02/04/2020
A+ Aa A-

Një bilanc i zymtë: në mbarë botën janë regjistruar 1 milion raste me koronavirus. Më shumë se 51 mijë njerëz kanë vdekur dhe 208 mijë janë shëruar. Por si mbërritëm deri këtu?

BBC

Në fund të dhjetorit, një oftalmolog 34-vjeçar, dr. Li Weinliang tentoi të dërgonte një mesazh te mjekët e tjerë, që t’i paralajmëronte për një virus të ri në Wuhan, në provincën Hubei të Kinës.

Më vonë u vizitua nga policia, e cila e akuzoi se po përhapte panik.

Më 3 janar, ne raportuam për herë të parë për një virus misterioz në Wuhan. Në atë kohë ishin konfirmuar 44 raste, 11 prej të cilave cilësoheshin të rënda.

Nuk kishte viktima, por shumë druheshin se do kishte një përsëritje të shpërthimit të SARS si në vitin 2003, kur u vranë 774 njerëz. Më 18 janar, numri i konfirmuar i rasteve ishte 60 - por ekspertët përllogarisnin se shifra reale ishte afro 1700.

Vetëm dy ditë më vonë, teksa miliona njerëz po përgatiteshin të udhëtonin për Vitin e Ri Kinez, numri i rasteve u trefishua dhe virusi u pikas në Pekin, Shangai dhe Shenzhen.

Më 23 janar, Wuhan u vendos në izolim. Në atë pikë, 18 njerëz kishin vdekur- 17 në Hubei dhe vetëm një në Pekin- dhe 570 ishin infektuar, përfshi në Tajvan, Japoni, Tajlandë, Korenë e Jugut dhe në SHBA.

Dhjetë ditë më vonë, një 44-vjeçar në Filipine vdiq nga virusi- vdekja e parë jashtë Kinës.

Më 6 shkurt, dr. Li Wenliang ndërroi jetë nga virusi.

Një javë më vonë, një 80-vjeçare turiste ndërroi jetë në Francë- viktima e parë e koronavirusit në Europë. Virusi u shfaq në Iran pesë ditë më vonë- dy njerëz vdiqën brenda pak orësh pasi ishte shpallur diagnoza. Irani do bëhej vatër e virusit.

Italia njohu një rritje të madhe të rasteve më 23 shkurt, dhe dhjetë qytete në Lombardi u izoluan. Më 10 mars, izolimi u shtri në të gjithë Italinë.

Më 23 mars, kryeministri britanik Boris Johnson shpalli një karantinë 3-javore në Britani.

Tre ditë më vonë, më 26 mars, SHBA parakaloi Kinën zyrtarisht si vendi më i goditur nga shpërthimi i koronavirusit, me më shumë se 86 mijë raste të konfirmuara.

Më 2 prill, ky numër ka shkuar në 217 mijë- thuajse dyfishi i rasteve në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco