‘Kërcënim terrorist’ mes pandemisë/ Franca me kontrolle kufitare deri në fund të muajit tetor

‘Kërcënim terrorist’ mes pandemisë/ Franca me kontrolle kufitare deri në fund të muajit tetor

22:09, 02/04/2020
A+ Aa A-

Autoritetet franceze kanë njoftuar Komisionin Evropian se ata do të vazhdojnë të kontrollojnë kufijtë e tyre deri më 30 tetor për shkak të një "kërcënimi terrorist" dhe pandemisë së koronavirusit, thanë burime pranë Komisionit Evropian.  

Komisioni pranoi një njoftim nga Franca, e cila vendosi kontrolle në kufijtë e saj që nga sulmet terroriste në atë vend, më 13 nëntor 2015, raporton Rel.  

Që atëherë, Franca ka zgjatur periudhën e saj të kontrollit çdo gjashtë muaj, që përndryshe është një largim nga rregullat e lirisë së lëvizjes së Shengenit.  

Përveç kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, Franca këtë herë citoi edhe arsyet sanitare të lidhura me pandeminë e koronavirusit.  

Një numër prej 13 vendeve në Bashkimin Evropian, si dhe Zvicra dhe Norvegjia, gjithashtu anëtare të zonës Schengen, kanë rikthyer kontrollet kufitare për shkak të shpërthimit të koronavirusit.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco