Në luftë me COVID-19/ Gjermania mobilizon 15,000 ushtarak në terren

Në luftë me COVID-19/ Gjermania mobilizon 15,000 ushtarak në terren

22:05, 02/04/2020
A+ Aa A-

Për të mbështetur autoritetet rajonale në luftën kundër koronavirusit, ushtria gjermane do të mobilizojë 15,000 ushtarë.  

Ushtarakët do përdoren për të mbrojtur infrastrukturën kritike, shpërndarjen e pajisjeve mjekësore dhe krijimin e spitaleve të destinuara.  

Annegret Kramp-Karrenbauer, Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë i tha transmetuesit shtetëror ARD se kjo është hera e parë që një kontigjent i tillë ushtarësh është vendosur në këtë mënyrë.  

Por ajo pranoi se ushtria, si shumë agjenci, po përjeton mungesë të pajisjeve mbrojtëse për natyrën afatgjatë të punës.  

"Lufta kundër koronavirusit do të jetë e gjatë, kjo është një maratonë," tha ajo.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco