Koronavirusi ‘shpartallon’ Spanjën/ Mbi 10,000 viktima dhe qindra mijëra vende pune të humbura

Koronavirusi ‘shpartallon’ Spanjën/ Mbi 10,000 viktima dhe qindra mijëra vende pune të humbura

20:33, 02/04/2020
A+ Aa A-

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë tani ka tejkaluar 10,000.  

Vendi i dytë më i dobët për sa i përket vdekjeve, ka humbur gjithashtu afro 900,000 vende pune, raporton BBC.  

Të premten SHBA tha se kishte një rekord prej 6.6 milion kërkesa të reja për përfitim të papunësisë.  

Shifrat e papunësisë janë një tjetër shenjë e ndikimit të madh që pandemia ka në bizneset e shumë vendeve.  

Në të gjithë botën, infeksionet e konfirmuara të koronavirusit janë afër një milion, sipas Universitetit Johns Hopkins.  

Gjurmuesi i universitetit ka regjistruar më shumë se 50.200 vdekje në botë; ndërsa më shumë se 204,000 njerëz janë rikuperuar.  

Covid-19 - sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi - tani ka marrë 10,003 jetë në Spanjë pasi 950 vdekje të reja u raportuan në 24 orët e fundit, tha ministria e shëndetësisë.  

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit nga 102.136 të mërkurën në 110.238, një rritje prej 8% që është e ngjashme me normën e regjistruar në ditët e mëparshme.  

Autoritetet besojnë se virusi tani po rritet dhe thonë se ata presin të shohin një rënie të shifrave në ditët në vazhdim.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco