Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Rrëmbehen anëtarët e ekipit të Guaido në Venezuelë/ Forcat e sigurisë: Kishin koronavirus

Rrëmbehen anëtarët e ekipit të Guaido në Venezuelë/ Forcat e sigurisë: Kishin koronavirus

19:15, 02/04/2020
A+ Aa A-

Pesë anëtarë të tjerë të ekipit të liderit të opozitës së Venezuelës Juan Guaido janë rrëmbyer, sipas raporteve lokale të hënën, duke e rritur gjithsejtë në 10 persona të cilët tani gjenden pas hekurave.  

Një burim në Caracas konfirmoi për Fox News se pesë zyrtarë u rrëmbyen gjatë javës së kaluar dhe pesë të tjerë u morën nga forcat e sigurisë vitin e kaluar.  

Dy prej tyre dyshohet se akuzohen për mbajtje të marijuanës në selinë e Policisë Kombëtare, e njohur me akronimin e saj spanjoll FAES.  

Dy të tjerë u morën këtë mëngjes me akuza të paqarta.  

"Autoritetet thanë që po kërkonin raste të COVID-19 dhe i morën" tha Insajderi.  

"Ky ishte justifikimi, sidoqoftë."  

Nga ata të rrëmbyer vitin e kaluar, të paktën një prej tyre, Shefi i Shtabit të Guaido, Robert Marroe, i cili u arrestua marsin e kaluar, po përballet me akuza që përfshijnë akte terrorizmi.  

Policia Kombëtare mbetet nën kontrollin e presidentit Venezuelës Nicolas Maduro, i cili për më shumë se një vit nuk është njohur si udhëheqësi legjitim i vendit nga Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 100 vende të tjera.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco