569 viktima në 24 orë/ 4-fishohen vdekjet brenda 6 ditësh në Britani, konfirmohen 34 mijë të infektuar

569 viktima në 24 orë/ 4-fishohen vdekjet brenda 6 ditësh në Britani, konfirmohen 34 mijë të infektuar

16:39, 02/04/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, janë deklaruar 569 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2921.  

Rritja e sotme shënon ditën më të keqe deri më tani të krizës që po shkatërron Britaninë. Kjo është dita e tretë me radhë që është regjistruar një rritje e lartë e vdekjeve brenda një dite, raporton Dailymail.  

4,244 persona të tjerë u diagnostikuan me infeksion gjatë 24 orëve të kaluara, duke e rritur numrin e përgjithshëm të testeve pozitive në 33.718.  

Statistikat e Departamentit të Shëndetësisë nënkuptojnë se numri i vdekjeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse është katërfishuar në gjashtë ditë nga vetëm 759 të premten e kaluar, në 27 mars.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco