Shpërthen papunësia në SHBA, shtohen edhe 6.6 milionë të tjerë

Shpërthen papunësia në SHBA, shtohen edhe 6.6 milionë të tjerë

14:59, 02/04/2020
A+ Aa A-

Në SHBA ka shpërthyer papunësia. Amerikanët që kanë aplikuar për përfitimet e papunësisë shënuan një numër rekord prej 6.6 milionësh, raporton BBC.

Një javë më parë kjo shifër ishte 3.3 milionë.

Për ta bërë të qartë përmasën e krizës: rekordi i mëparshëm ishte 695 mijë të papunë në javë dhe është regjistruar në vitin 1982.

Pra në total brenda dy javësh, plot 10 milionë amerikanë kanë aplikuar për papunësi.

Të dhënat vijnë në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se vendin e presin javë të vështira.

Nga ana tjetër, një paketë prej 2.2 trilionë dollarësh është miratuar për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët.

Edhe pse është paketa më e madhe e miratuar në histori, sërish ajo është vlerësuar si e pamjaftueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

giovanna02/04/2020 15:43

https://www.youtube.com/watch?v=2I3KXDK7MZ0

Shto koment

Denonco