‘Zoti P’/ Italiani 101-vjeçar që i mbijetoi Holokaustit, gripit Spanjoll dhe COVID-19?!

‘Zoti P’/ Italiani 101-vjeçar që i mbijetoi Holokaustit, gripit Spanjoll dhe COVID-19?!

13:09, 02/04/2020
A+ Aa A-

Një burrë 101-vjeçar, i identifikuar si ‘Zoti P’ është liruar nga izolimi pasi u shërua nga COVID-19 në qytetin italian të Riminit. Ai është një i mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore dhe nga gripi Spanjoll dhe u pranua javën e kaluar në një spital në Italinë verilindore pasi rezultoi pozitiv për Koronavirusin.

Sipas Gloria Lisi, Nënkryetare e Komunës së Riminit, pasi pacienti filloi të shërohej, ai u shndërrua në “historinë për të cilën të gjithë flisnin” në spital.

“Të gjithë panë shpresë për të ardhmen e të gjithëve ne në rimëkëmbjen e një personi më shumë se 100 vjeç,” tha Lisi në një intervistë televizive. Çdo ditë ne shohim histori të trishtueshme nga këto javë që tregojnë mekanikisht për një virus të rrezikshëm që po dëmton dhe vret dhe që është veçanërisht agresiv ndaj të moshuarve. Por ai mbijetoi, Zoti P. mbijetoi. ”

Sipas një artikulli në Forbes, kjo është pandemia e dytë që ky njeri i ka mbijetuar. ‘Zoti P’ lindi në vitin 1919, në mes të gripit spanjoll, i vlerësuar nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve të ketë infektuar 500 milion njerëz, që përkon me rreth një të tretën e popullsisë në botë. /SCAN/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco